Anëtarësimi në BE, Rama me Varhelyin: Edhe pse Greqia na bllokoi, ne nuk humbëm kohë

Shqipëria

Anëtarësimi në BE, Rama me Varhelyin: Edhe pse Greqia na bllokoi, ne nuk humbëm kohë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht bllokimit nga Greqia, Shqipërian nuk humbi kohë dhe ka ecur përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon, sa i takon reformave dhe veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Sipas kreut të qeverisë, objektivi është që Bashkimi Evropian të funksionojë në Shqipëri.

Dua të shtoj diçka asaj që tha komisioneri që ka të bëjë me thelbin, jo me procedurat. Ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me komisionin, si të ishim duke negociuar gjithkça që duhej negociuar zyratisht në këtë fazë. Komisioneri po na ndihmon të kuptojmë se për çfarë duhet të jemi gati, ta bëjmë këtë gjë, kemi nisur tashmë dhe jemi shumë të kënaqur. Në planin e ri të rritjes ka tregues shumë të qartë se çfarë vendet duhet të bëjnë. Ne kemi ecur përpara më shumë se çdo vend tjetër, sa i takon shtetit të së drejtëes, kemi bërë me sistemin e drejtësisë, padyshim atë që vendet e tjera duhet ta bëjnë. Ne na dha shumë avantazh. Ne ishim të bllokuar dhe komisioni ka luftuar shumë me shtetet anëtare. Pse u bllokuan? Nuk humbëm kohë. Ne kemi punuar ndërkohë, komisioneri na ka mbështetur. Kemi punuar. Nuk jemi në momentin përfundimtar. Anëtarësimi do të vijë, shrpesoj, uroj pas 5 apo pak më shumë viteve, pastaj mund të shqetësohemi se dikush po na bllokon. Tani duam të bëjmë punën. Duam të jemi gati si një shtet anëtar i BE në mënyrën sesi funksionojmë në 2030. Ky është objektivi ynë. Nëse një vend na do apo jo, ky është problem tjetër. Për ne është e rëndësishme që BE të funksionojë këtu, që vendi të jetë si një shtet i BE”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat