Zona ekonomike e Tiranës/ Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e infrastrukturës së TEDA

Shqipëria

Zona ekonomike e Tiranës/ Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e infrastrukturës së TEDA

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për infrastrukturën publike në Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar, shprehu ambicien e tij  që kjo zonë të shndërrohet sa më parë në hapësirën më të madhe, ku do mblidhen të gjitha bizneset Ndërkombëtare, të cilat duan të investojnë në Tiranë.

“Është zgjedhur kjo zonë sepse këtu kemi pasur një fluks të madh kërkesash për punë. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë vetë një zonë të lirë ekonomike ku të promovohet një lloj ekonomie e re, më e qëndrueshme, që punëson 4-5 mijë vetë në fazën e parë dhe paguan më shumë sepse janë punët e të ardhmes. Ka ardhur koha të kalojmë nga tekstili dhe këpucët, te teknologjia e informacionit dhe turizmi”.

Qëllimi i Bashkisë së Tiranës është ta kthejë këtë zonë, në një tokë që prodhon ekonomi.

Kjo hapësirë është prova konkrete se si lidhet kultura me ekonominë. Ne patjetër që do të investojmë në Tiranën urbane dhe do injektojmë projekte të kulturës sepse ato prodhojnë më shumë ekonomi dhe turizëm. Nga ana tjetër, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, na mundëson të fillojmë menjëherë lidhjen e kontratave. Besoj se kemi gjetur një vend ideal, që deri dje konsiderohej i degraduar, ndërkohë që në një qytet ku vlera e pronës po shkon çdo ditë e më lart, duhet të shfrytëzojmë çdo metër katror për të prodhuar më shumë ekonomi. Besoj se kemi marrë vendimin e duhur me qeverinë, me kryeministrin, për të qenë bashkia e parë që operon një zonë të promovimit ekonomik”.

Projekti i Zonës së Lirë Ekonomike është fryt i një bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkisë, që do të gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat