2006 fëmijë të përfshirë në krime gjatë vitit 2023/ Instituti i të Miturve në Tiranë pritet të ngrihet në Mëzez

Shqipëria

2006 fëmijë të përfshirë në krime gjatë vitit 2023/ Instituti i të Miturve në Tiranë pritet të ngrihet në Mëzez

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Policia e Shtetit raporton të dhëna në rritje dhe shqetësuese për fëmijët që përfshihen në krime.

Për 2023 janë identifikuar 2006 fëmijë si autorë krimesh duke nisur nga ata që janë konstatuar nga shërbimet policore me doza droge apo si shpërndarës droge 154 fëmijë; 136 të tjerë u kapën me armë të ftohta dhe të tjerë në shifrën e 399 duke drejtuar mjetin në gjendje të parregullt

Por përballë numrit të papërfillshëm prej vetëm 23 minorenë  që me vendim gjykate janë mbyllur në institucionin e Kavajës , për korrigjimin e të tjerëve duhet të ishte hapur prej kohësh Instituti i të Miturve në Tiranë të cilin juristet e krahasojnë me atë që njihej dikur si shkolla e vagabondëve. Planet e Ministrisë së Drejtësisë janë që ky institut të vendoset në zonën e Mëzezit.

Por në kohën kur drejtësia miqësore për minorenët parashikon edhe salla të veçanta gjykimi për autorët nën moshë, si shefe e qendrës shtetërore për Parandalimin e krimeve të të miturve dhe të rinjve, Klaudia Hasanllari është e shqetësuar për rëndimin e kartelës së fëmijëve nëse nuk trajtohen në kohë.

“Do jetë 9 hektarë, do jetë në tiranë në varësi të Ministrosë së Drejtësisë dhe me konvikte, nuk është burg por institut, aktualisht po trajtojmë stafin dhe gjyqtarët e prokurorët”, tha Klaudia Hasanllari, drejtoreshë e përgjithshme.

Tendenca kryesore e implikimit të fëmijëve në krim është ajo e vjedhjeve të kryera prej tyre që për një vit janë identifikuar 112 minorenë si dhe ajo e përdorimit të tyre për shpërndarjen e drogës. Kjo e fundit një këmbanë alarmi që  tregon se si grupet kriminale për shkak të mos dënimit të tyre i shtyjnë në krime.

Kodi i drejtësisë penale për të mitur ka hyrë në fuqi në 2018 dhe gjyqtarët dhe prokurorët po aplikojnë shmangien nga përgjegjësia të fëmijëve.

Pak ditë më parë nisur nga plagosja e dy minorenëve dhe mos arrestimit të autorëve nën moshë, TCH investigoi mungesën e strukturave të posaçme për të trajtuar fëmijët në konflikt me ligjin, për rastet kur ligji e ndalon dërgimin e tyre në institutin e Kavajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat