Në kërkim nga Spanja për kultivim kanabisi, arrestohet i riu në Fier

Shqipëria

Në kërkim nga Spanja për kultivim kanabisi, arrestohet i riu në Fier

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier për llogari të autoriteteve  spanjolle.

Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Spanjë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritete spanjolle.

Sipas policisë, i riu akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme kanabis, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat