Shqipëria po plaket më shpejt/ Të rrezikuara pensionet, ka më pak persona që punojnë

Shqipëria

Shqipëria po plaket më shpejt/ Të rrezikuara pensionet, ka më pak persona që punojnë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

FMN ka bërë disa projektime të reja në lidhje me plakjen e popullsisë. Sipas projeksioneve deri në 2070-ën, të moshuarit mbi 65 vjeç do të përbëjnë 40% të totalit të popullsisë nga 17%.

Sipas institucionit ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë emigracionin e lartë dhe lindshmërinë e ulët, pritet që kjo grupmoshë të jetë sa 80% i fuqisë punëtore, niveli më i lartë në të gjithë rajonin. Ekspertët shprehen se projeksionet janë më alarmante se më parë

E rrezikuar nga ndryshimet demografike është edhe skema e pensioneve. FMN ka përllogaritur se në 2022-in, një pensionist kishte vetëm 27 vite kontribute, duke i ulur ndjeshëm në krahasim me 10 vite më parë.

Kjo pritet të rrisë varfërinë te grupmoshat e vjetra. Më të rrezikuara janë gratë. Pjesëmarrja e tyre në forcën punëtore është 14% më e ulët se e burrave në 2023-in. Ekspertët sugjerojnë se një zgjidhje janë skemat private të pensioneve

Në analizën e saj, FMN vlerëson se skema shtetërore e pensioneve mbulon numrin më të lartë të përfituesve se në të gjithë vendet e Ballkanit.

Ndërkohë kontributi që japin të vetëpunësuat në këtë skemë është ndër më të ulëtit, duke përkeqësuar raportet dhe rritur financimin nga buxheti. Qeveria po punon me Bankën Botërore për një reformë të re të skemës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat