“Ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare”, Zhaklin Lekatari ngre alarmin: Po u ofrojnë martesa në Lindjen e Mesme!

Shqipëria

“Ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare”, Zhaklin Lekatari ngre alarmin: Po u ofrojnë martesa në Lindjen e Mesme!

Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:35
“Ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare”, Zhaklin Lekatari ngre alarmin: Po u ofrojnë martesa në Lindjen e Mesme!

Zhaklin Lekatari, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur lidhur me situatën rreth mjekut Dervish Hasi dhe akuzat ndaj tij për trafikim fëmijësh.

Ajo u shpreh se ka shumë hallka që nuk bëjnë si duhet punën e tyre dhe se kjo është vetëm “maja e ajsbergut”.

Lekatari zbuloi se ka dëgjuar deklarata nga të cilat ka kuptuar se ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare duke u ofruar atyre martesa në Lindjen e Mesme.

Sipas saj institucionet duhet të nisin hetimet lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje dhe mjekut Dervish Hasi.

Ka shumë hallka që nuk bëjnë si duhet punën e tyre. Mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kam dëgjuar deklarata nga gra që janë pjesë e komunitetit ku ishte pjesë edhe zotëria. Kam dëgjuar se ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare duke u ofruar atyre martesa në Lindjen e Mesme dhe këto vajza nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë. Institucionet duhet të fillojnë hetimet lidhur me sfondin rreth këtij personi. Besoj se insinuimet me armë, etj duhet të hetohen për të parë se kush financon këto ngjarje për të kuptuar se çfarë qëndron vërtetë pas këtij rasti.”, u shpreh ajo mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat