Ndalimi i të riut që protestoi për “21 Janarin”, Vasili thirrje Prokurorisë: T’i jepet fund dhunës mafioze

Shqipëria

Ndalimi i të riut që protestoi për “21 Janarin”, Vasili thirrje Prokurorisë: T’i jepet fund dhunës mafioze

Më: 21 janar 2024 Në ora: 13:09
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas shoqërimit në Polici të një të riu, i cili protestoi për “21-Janarin” në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili bën përgjegjës direkt ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për atë që e quan banditizmi të xhup zinjve të Policisë.

Sakaq Vasili i bën thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet dhe t’i japë fund dhunës mafioze nga policia.

Postimi i plotë i Vasilit:

Balla e Rrumbullaku pergjegjes direkte per banditizmin e xhupzinjve te policise!

Sot serish nje i ri rrembehet ne mes te Tiranes nga police civile te pa identifikuar.

Me xhupa te zinj, me kasketa dhe gjyslyke te zeza po keta syfete te ashtuquajtur police civile shfaqen ne protesta te qytetareve apo opozites duke ushtruar dhune gangstetesh te paligjshem.

Sot e njejta gje u perserit ne mes te Tiranes.

1.Cfare jane keta bandite xhupzinj te paidentifikuar?

2.Perse nuk identifikohen keta horra nese veprojne ne emer te ligjit ?

3.Kush ju ka dhene te drejten te mbyllin gojen e qytetareve ne nje vend te lire dhe demokratik?

4.Perse Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk distancohen dhe nuk i denoncojne nga keta horra?

5.Perse policia e shtetit me uniforme dhe e identifikuar eshte zevendesuar nga horrat xhupzinj?

6.Perse Prokuroria nuk vepron ndaj tyre?

I jam drejtuar Prokurorise se Pergjithshme edhe kohe me pare per dhunen e civileve te paidentifikuar ne protestat e opozites.

Por prokuroria e mbylli ceshtjen ne menyren me te turpshme duke u sjelle si prokuria politike e Partise se Punes.
Megjithse videot tregonin hapur dhunen e tmerrshme prokuroria mbylli syte duke inkurajuar kesisoj horrat e pushtetit ne polici.

Prokurorise nuk i ka munguar zelli qe te hape procese ndaj mijra protestuesve te ndershem dhe hallexhinj, ndersa perballe xhupzinjve te pushtetit gjunjezohet dhe shkel ligjin.

Sot e njera skene u perserit.

I kerkoj Prokurorise te filloje heti.et kryesisht dhe ti jape fund dhunes se paligjshme mafioze te horrave me xhup te zinj dhe te paidentifikuar ndaj qytetareve.

I kerkoj Taulant Balles dhe Muhamet Rrumbullakut te identifikoje dhunuesit dhe ti denoncoje ata.

Ne te kundert nese nuk e bejne kete te dy keta jane po aq pergjegjes dhe fajtore per dhunen dhe horfllekun e xhupzinjve dhe duhet te japin doreheqjen e te largohen.

P.S.Ja ku i ka fotot Taulant Balla.A do ti vinte mire ta dhunonin xhupzinjte Ballen kur ishte ne opozite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat