Plas sherri mes të rinjve në Kurbin, 30-vjeçari plagos me armë bashkëfshatarin, i riu përfundon te Trauma

Shqipëria

Plas sherri mes të rinjve në Kurbin, 30-vjeçari plagos me armë bashkëfshatarin, i riu përfundon te Trauma

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:48
Policia

Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Admir Shqypi, 30 vjec ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika. Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se për çfarë janë zënë dy të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat