“Qepa e Korçës hidhej në këneta” - Agronomi tregon pse ishte kalbur

Shqipëria

“Qepa e Korçës hidhej në këneta” - Agronomi tregon pse ishte kalbur

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:10
Zef Gjeta

Agronomi Zef Gjeta tha në “Good Morning Albanians” se shpeshherë fermerët nuk janë shumë mirë të informuar për mënyrën se si duhet të kujdesen për produktet që prodhojnë.

Ai tregoi një rast të qepëve të Korçës të cilat po kalbeshin e hidheshin në kanal, pikërisht për shkak të mos informimit.

Agronomi tha se shkak ishte ujitja në javën e fundit përpara vjeljes, të cilën shkoi në Korçë dhe ua komunikoi fermerëve që nuk ishin në dijeni.

“Qepa e Korçës po derdhej nëpër këneta, ne kanale të mëdhaja. Unë bëra disa sugjerime. E para meqenëse prodhohej qepa mund të kombinohej edhe me hudhër edhe me presh. E dyta të zgjedhin kultivarin e duhur dhe e treta të mos i ujisin javën e fundit që duan ta vjelin.

Për të gjitha këto kanë rënë dakord njerëzit. Unë nuk mund ta dija nga televizioni, kam shkuar më pas atje dhe kam vizituar edhe me specialistë dhe me fermerë dhe e kanë pranuar e kanë thënë, që nuk e dinim këtë gjë, por tregtari nuk e merr se atij i kalbet në magazinë nëse është ujitur javën e fundit”,-tha agronomoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat