Vrasja u porosit nga Holanda! Si u nxorr në pritë “Akili” nga ish-shefi të Krimeve të Rënda

Shqipëria

Vrasja u porosit nga Holanda! Si u nxorr në pritë “Akili” nga ish-shefi të Krimeve të Rënda

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:58
Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku, i njohur edhe si “Akili” ka qënë në shënjestër të një grupi kriminal dhe dyshohet se është nxjerrë në pritë nga ish-shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni.

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Holanda dhe ai është nxjerrë në pritë nga Dedan Gjonaj, por ka arritur që t’i shpëtojë ekzekutimit.

Xhevdet Plaku kishte në përplasje të forta me të fortin e “Durrësit”, Rexhep Arapi, i cili rezulton i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, i kanë kërkuar ish-shefit të krimeve që t’i nxirrte në pritë “Akilin” me qëllim për ta vrarë.

Në kohën kur Dedan Gjoni drejtonte Komisariatin e Shijakut, e ka thirrur Xhevdet Plakun në komisariat gjoja për ta marrë në pyetje, por sipas të dhënave në fakt ai e kishte nxjerrë në pritë pasi ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foton e “Akilit” dhe orarin, por shënjestra fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Urdhri për të kryer këtë krim është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Ndërkohë i forti i Sukthi është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat