Atentati në “Don Bosko”, dëshmia e 42-vjeçarit: S’kam konflikte me askënd!

Shqipëria

Atentati në “Don Bosko”, dëshmia e 42-vjeçarit: S’kam konflikte me askënd!

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se 42-vjeçari Rudolf Zefi, ndodhej i vetëm në automjet, më pas është qëlluar nga një person që lëvizte në këmbë.

Sakaq në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja. Në dëshminë e tij mësohet se Rudolf Zefi ka thënë se nuk ka konflikte me askënd, dhe nuk e di se kush mund ta ketë sulmuar.

Gjithashtu 42-vjeçari rezulton të ketë një biznes në zonën e Medresesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat