“Me ‘Apologjinë e Sokratit’ shënoi kulmin në skenë”, Berisha homazhe për nder të aktorit Mirush Kabashit: La një trashëgimi mahnitëse

Shqipëria

“Me ‘Apologjinë e Sokratit’ shënoi kulmin në skenë”, Berisha homazhe për nder të aktorit Mirush Kabashit: La një trashëgimi mahnitëse

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi homazhe sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi.

Berisha tha për gazetarët se Kabashi la një trashëgimi mahnitëse për breza dhe Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Erdha për të shprehur mirënjohjen tonë dhe admirimin e pakufishëm, gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Për Mirushin, ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky lë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtetë që ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat