Temperaturat disa gradë në zero në Dibër! Ngrica në disa akse, rrugë rurale të bllokuara

Shqipëria

Temperaturat disa gradë në zero në Dibër! Ngrica në disa akse, rrugë rurale të bllokuara

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Disa fshatra në qarkun e Dibrës po përballen me mungesë të energjisë elektrike, për shkak të motit të keq, me borë të dendur dhe temperatura disa gradë nën zero.

Në Bulqizë, prej tre ditësh, njësia administrative Ostren, Trebisht  dhe Gjoricë si dhe disa fshatra të njësive Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë dhe Martanesh, për shkak të dëmtimit të linjave të transmetimit të tensionit të mesëm dhe atë të ulët nga reshjet e dendura të dëborës, shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica.

Burime pranë OSHEE-së bëjnë me dije se grupet e punës po vijojnë për riparimin e linjave por e kanë mjaft të vështirë për shkak të trashësisë së dëborës dhe bllokime të disa rrugëve rurale. Ndërkohë, situata në rrugët nacionale nuk ka probleme. Por, duhet të bëjnë kujdes, pasi edhe sot në rrethin e Bulqizës vijojnë temperaturat e ulëta sidomos gjatë natës dhe mëngjesit.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë qarkun e Dibrës. Termometri gjatë natës ka shënuar vlerat më të ulëta deri në -10 gradë. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë, por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit  e mjeteve duhet të tregojnë kujdes.

Rruga e Arbrit është e kalueshme, por edhe aty ka prezencë të akullit. Prezence të akullit ka edhe te pishat e Bulqizës, edhe pse rruga është kriposur.

Aksi Peshkopi – Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës duhet të përdoren zinxhirë.

Rrugët e njësive administrative janë hapur, po punohet për e rrugës në Lurës,  mjetet e bashkisë kanë nisur hapjen e rrugëve të fshatrave.

Sipas OSHEE-së, energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të rrethit Peshkopi por që  ka ende disa fshatra të njësisë Maqellarë pa drita. Prej dy ditësh, kanë punuar 6 grupe të OSHEE dhe OST, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe 3 grupe nga Kavaja dhe Durrësi për të përshpejtuar riparimin e defekteve të shkaktuar nga moti i keq.

Edhe në Mat, problematike mbeten rrugët rurale në fshatrat Zall Gjoxaj dhe Selitë, që vijojnë të jenë të bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat