Denoncimi i Belind Këlliçit: KESH i paguan 462 milionë lekë kompanisë offshore! SPAK dhe KLSH të nisin menjëherë hetimet

Shqipëria

Denoncimi i Belind Këlliçit: KESH i paguan 462 milionë lekë kompanisë offshore! SPAK dhe KLSH të nisin menjëherë hetimet

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Anëtari i kryesisë së Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi ka denoncuar atë që e quan afera me dy anijet e vendosura në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Me anë të një deklaratë për mediat, Këlliçi shprehet se KESH i paguan 462 milionë lekë kompanisë offshore për anije që nuk punojnë.

Sipas tij, KESH pranon që anijet nuk punojnë, sepse ende nuk ka përzgjedhur operatorin që do të bëjë certifikimin dhe kolaudimin.

“Edhe pse ende nuk i ka marrë në dorëzim asetet, pasi ato duhet që më parë të kenë certifikatën që janë në gjendje pune, KESH i paguan 462 milionë lekë të vjetra shoqërisë Excelerate-Renco FPB për zhdoganimin dhe 1.71 milionë Euro për Renco spark, për furnizimin fillestar me vaj lubrifikues që do të përdoret kur të vendosen në punë”, shprehet Këlliçi.

Ai i bën thirrje SPAK dhe KLSH të nisin menjëherë hetimet për këtë, që sipas tij është një mega aferë.

“Këto qindra miliona euro që i jepen cdo vit inceneratorit fantazmë, anijeve që nuk ndizen kurrë, sterilizimit, check-up, e dhjetra PPP-ve të tjera korruptive, janë pikërisht paratë tuaja të cilat duhet të mundësonin rritjen e pagave dhe pensioneve, kushte normale spitalore ku nuk duhet të mungonin ilacet bazike dhe ato të kimio terapive, cerdhe e kopshte të sigurta për fëmijët tuaj, duke bërë të mundur që Shqipëria të mos braktisej cdo ditë nga qindra e mijëra bijë dhe bijat e saj”, thotë Belind Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat