Operacioni ‘Shpirti’, dënohen me 100 vite burg 16 persona, pjesë e disa grupeve kriminale

Shqipëria

Operacioni ‘Shpirti’, dënohen me 100 vite burg 16 persona, pjesë e disa grupeve kriminale

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, ata do të vuajnë 100 vite.

Konkretisht:

Aleks Memaj – 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjet

Saimir Kurti – 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Toni Kushi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Mariglen Çaçi – 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Aleksandër Neço – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Çezar Xhomemo – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet (lirohet, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Malton Lleshi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Kujtojmë se operacioni “Shqpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat