Arrestimi i zyrtarit që shiste produkte të skaduara në shkollë, reagon Balla

Shqipëria

Arrestimi i zyrtarit që shiste produkte të skaduara në shkollë, reagon Balla

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:17
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.

Ministri Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale krahas pamjeve të operacionit policor, e vuri theksin tek vijimi i këtyre goditjeve, në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.

Policia e Sarandës njoftoi se gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, kanë konstatuar se pronari i subjetit, i cili u ndalua, shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Kujtojmë se pronari i arrestuar është përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, i cili duke përdorur detyrën e tij, ka shmangur kontrollet  në dyqan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat