Shqipëria përmbylli Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Hasani: Ndihemi krenar që e kemi drejtuar me sukses

Shqipëria

Shqipëria përmbylli Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Hasani: Ndihemi krenar që e kemi drejtuar me sukses

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 00:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Shqipëria mbylli presidencën e saj të dytë në drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani u shpreh se ndihemi krenar që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit, në një kohë kaq kritike, ku u folën për tema delikate, si ajo e Ukrainës.

Në fokus, thotë Hasani, ishte nevoja për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.

Shqipëria përmbylli sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, ka shkruar ai në një postim në X, dikur Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat