Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 31-vjeçari në Divjakë

Shqipëria

Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 31-vjeçari në Divjakë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

31 vjeçari Armand Nasufi nga fshati Biçukas i bashkisë Divjakë ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pas kontaktit me rrymën elektrike.

I ndjeri Nasufi ka qenë duke ujitur misrin në aftësi të banesës së tij dhe një moment duke ndërruar tubat prej alumini, ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike të cilët kanë qenë shumë ulët.

31 vjeçari nga kontakti me rrymën ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Familjarët janë shqetësuar për vonesën dhe kur kanë shkuar në parcelën e misrit e kanë gjetur të pajetë. Banorët e fshatit Biçukas fajësojnë OSSHE për mos marrjen e masave për sigurimin e kushteve teknike të përcjellësve. Nga ana tjetër kërkojnë edhe ndërhyrjen e pushtetit vendor për këtë situatë në zonën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat