300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Shqipëria

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

300 apartamente do të ndahen për punonjësit e administratës që shërbejnë në Forcat e Armatosura, në spitalet publike dhe në polici.

Qeveria ka hapur rrugë për t’u mundësuar atyre paratë me të cilat do të blejnë banesat dhe do t’i shlyejnë ato në vite, duke paguar normë interesi 0 dhe 3%.

Kriteret favorizojnë punonjësit që nuk zotërojnë prona të paluajtshme, bashkëjetojnë me shumë anëtarë në familje, janë të martuar dhe kanë përvojë mbi 2 vite në administratë.

Kushti tjetër është i lidhur me moshën, ku anëtari i familjes së re që do bëjë kërkesë të hyjë në programin e strehimit, nuk mund të jetë mbi 38 vjeç.

Konkursi për të përfituar kredinë, sipas vendimit, do të hapet brenda këtij viti dhe aplikimi do të kryhet nga e-Albania, në një seksion të posaçëm që do të hapet në portalin qeveritar.

Skema e strehimit për kredi të buta aplikohet nga disa bashki të vendit, por ajo nuk është kufizuar vetëm tek punonjësit e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat