Fluks lëvizjesh në Pikën Kufitare të Kakavijës, sportele të shtuara për kalimet, ja sa hyrje e dalje u shënuan

Shqipëria

Fluks lëvizjesh në Pikën Kufitare të Kakavijës, sportele të shtuara për kalimet, ja sa hyrje e dalje u shënuan

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Fluks lëvizjesh në Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë fundjavës, ku numri më i lartë i lëvizjeve është shënuar në dalje të territorit shqiptar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 11400 shtetas, 4280 në hyrje dhe 7120 në dalje; 3420 mjete nga të cilët 1176 në hyrje dhe 2244 në dalje.

Aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje; pala greke 4 në hyrje dhe 2 në dalje.

Nuk janë shkaktuar radhë të gjata në pritje nga të dyja anët e Kufirit pavarësisht fluksit në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat