Skafi përplaset me shkëmbinjtë, shpëtohen nga mbytja pushuesit

Shqipëria

Skafi përplaset me shkëmbinjtë, shpëtohen nga mbytja pushuesit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës dhe Velipojë kanë mundur të shpëtojnë 12 turistë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin në det pasi dy varkat me të cilat po lundronin pësuan defekte.

Njëri nga mjetet lundruese, në të cilin ndodheshin 8 pasagjerë, përfshirë 3 të mitur, pësoi defekt në mes të detit, në Vilun,  të Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, në Durrës.

Pas lajmërimit për problemet e skafit në Vilun, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe kanë nxjerrë në breg personat që po lundronin me të.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës pasi kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë, kanë shkuar në vendngajrje dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme pushuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat