Debati për kullën/ “Sherr midis dy copave të PD”, Berisha i përgjigjet Veliajt

Shqipëria

Debati për kullën/ “Sherr midis dy copave të PD”, Berisha i përgjigjet Veliajt

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:24
Sali Berisha

Teksa dje kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj e quajti të stisur debatin për “Malin e Tiranës”, vjen reagimi nga Berisha. Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente, duke hedhur poshtë akuzat e PD-së, por dhe të tjerëve të përfshirë në debat.

Ndërkohë, Berisha në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ deklaroi se Veliaj dje bëri suicid politik, duke përdorur sipas tij dy argumente, njëri më fatkeq se tjetri. Berisha tha se Veliaj provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij.

REAGIMI I BERISHËS
Erion, dje bëre suicid politik!

Nuk të shpëton dot as fustani i gruas dhe aq më pak Lul Brava.

Të dashur miq, dje Erion Veliaj në betimin tek Bolino se ishte dorë jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, me të cilin kërkonte të mbulonte vjedhjen e shekullit, përdori dy argumenta, njërin më fatkeq se sa tjetrin. Mirëpo me këto argumenta me të cilat ai u rrëke të shpërfaq pafajsinë e tij, në fakt vetëm sa provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij, si dhe të bëre petë nga pesha e malit të shpifjeve që ngriti me hordhinë e gjobvënësve në mediat që kontrollon.
Le t’i shohim me radhë:

Argumenti i parë:

Ai dje tha: Eri dhe Rama janë të pandarë sepse vetëm atyre Berisha ju sulmon gratë. Ne fakt këtu qerratai i përgjërohej jo vetëm Ramës, por edhe Lindës. Por harroi se fshehja pas fustanit të zonjës jo vetem provon shkallën ekstreme të implikimit të tij në dy aferat, por edhe se është pa asnjë shpresë. Lidhur me këtë argument e siguroj Erion Velinë se unë, gruan tij edhe t” Ramës i respektoj me një kusht të vetëm që ato të zbatojnë ligjet dhe jo të qëndrojnë mbi ligjet e vendit si burrat e tyre.

Argument të dytë që paraqiti Veliaj për dorëjashtësinë e tij ishte Lul Brava, urithi gjigand që ngriti Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës. Mirëpo këtu gaboi më rëndë, se me krahasimin e bashkëshortes së tij me Zonjën Rama dhe jo vetëm provoi se nuk është dorë-jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, por gjuajti veten keq nën brez. Kjo sepse Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive.
Si përfundim mund të themi se Lal Djegësi me argumentat që renditi dje tek Bolino vëtem sa deshmoi panikun, tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të djegësit të Lal Erit dhe Malit të Shpifjeve të Malit të Tiranës qe e ngriti vetë duke i marrë si argat Bravën pa lejen e Ramës. Me këto dy argumenta dje Erion Veliaj beri nje suicid politik të vërtetë gushti. RIP. Amin. #sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat