Drejtuesi i Policisë vodhi të dhënat e sistemit TIMS, kujt do ia jepte?

Shqipëria

Drejtuesi i Policisë vodhi të dhënat e sistemit TIMS, kujt do ia jepte?

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Shqipëria është kthyer tashmë në vendin e çudirave, ku ende pa u mbyllur një skandal, një tjetër edhe më i amdh del në skenë.

Kur ende pa u tharë mirë skandali që nxori zbuluar inkriminimin e Policisë së Shtetit, pas zbërthimit të aplikacionit të kriptuar “SKY”, ku oficerë të lartë i shërbenin krimit, një tjetër ngajrje e rënndë ka ndodhur brend institucionit që ka si detyrë ruajtjen e qetësisë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, eksperti për sigurinë dhe krimin, Ervin Karamuço ka bërë një denoncim të fortë, ku thekson se një punonjës civil i AKSH u katapultua në një pozicion Drejtues në Policnë e Shtetit.

Por problemi nuk qendron tek emërimi, por te veprimi që ky ish-punonjës i AKSHI-t ka bërë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ku ka vjedhur të dhënat e sistemit TIMS.

Dhe me të drejtë profesor Karamuço pyet se për llogari të kujt i ka vjedhur këto të dhëna.

Pezullimi i zyrtartit që vodhi të dhënat e TIMS erdhi falë denoncimit të një punonjësi policie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat