Divjakë/ Plagosi me mjet prerës babë e bir, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Divjakë/ Plagosi me mjet prerës babë e bir, arrestohet 43-vjeçari

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin  45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat