Bllokohen 16 mjete lundruese/ Pronarët e tyre gjobiten deri në 100 mijë lekë

Shqipëria

Bllokohen 16 mjete lundruese/ Pronarët e tyre gjobiten deri në 100 mijë lekë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Në hapësirën bregdetare që nis nga Shëngjini deri në Kavajë, janë bllokuar edhe 16 mjete të tjera lundruese ndërsa drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjoba që variojnë nga 10 mije deri në 100 mije lekë.

Njësia policore detare dhe policia kufitare kanë ndaluar 11 jet ski, 1 gomone dhe 4 skafe, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Tejkalim të kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mund të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat