25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

Shqipëria

25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi vodhi fqinjin dhe i përdhunoi të dashurën.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Sipas asaj që njoftoi policia, i riu ka shkuar në banesën e fqinjit të tij, një 49-vjeçar dhe ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular.

Pastaj ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij e ka përdhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, njoftoi policia.

Policia vijon hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat