Prishi qetësinë publike me muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte, procedohet penalisht 36-vjeçari

Shqipëria

Prishi qetësinë publike me muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte, procedohet penalisht 36-vjeçari

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:04
Policia

Një 36-vjeçar është procedurat penalisht, pasi akuzohet se prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. K., banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI I POLICISE

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhonte, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Foto Xhavella”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin L. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat