Plazhi i Divjakës/ Pushime si dikur, në plazhin e paprekur nga ndërtimet

Shqipëria

Plazhi i Divjakës/ Pushime si dikur, në plazhin e paprekur nga ndërtimet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 20:15
Divjakë

Nëse ju ka munguar plazhi i viteve ‘90, pushime me familjen, me fëmijët e vegjël dhe me kosto mjaft të ulëta, plazhi i Adriatikut në zonën e Divjakës është destinacioni perfekt.

Ai po tërheq shumë pushues kryesisht nga Elbasani, Berati apo Lushnja por nuk mungojnë edhe ata nga Tirana, të cilët zgjedhin të kalojnë pushime me kosto të ulëta në plazhin e Divjakës.

“Është pastër qetësi, uji është i ngrohte, njerëzit janë të qetë”

“Çmimet janë shumë të lira në krahasim me vendet e tjera, 500 lekë sezoni se gjen në asnjë vend tjetër”

“Jemi rehat, shërbimi është mirë, pastërti”

“Këtu është tamam si vitet ‘90, merr çadrën me vete, merr bukën me vete, kënaqesh”, janë këto disa komente të pushueseve.

Ajo që e bën edhe më veçante këtë plazh është sepse nuk është prekur mjaftueshëm nga dora e njeriut. Pushues të shumtë zgjedhin të ngulin çadrën në rërë dhe të shijojnë qetësinë dhe zhurmën e detit që ofrohet.

Edhe pse nuk është çelur ende sezoni turistik në plazhin e Divjakës, sipërmarrësit shprehen se ka pasur një numër të madh vizitorësh kryesisht fundjavave, e megjithatë kërkojnë prej pushuesve me shumë kujdes për mirëmbajtjen e plazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat