Laç, gjashtë të plagosur në aksident!

Shqipëria

Laç, gjashtë të plagosur në aksident!

Më: 19 maj 2023 Në ora: 22:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje në Laç, pasi dy mjetet me të cilat po udhëtonin janë përfshirë në aksident.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit te Patokut, ne aksin Laç- autostradë.

Katër nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet. Dy të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat