Berisha: Kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare, Edi Rama fluturon me avion luksi me dhomë gjumi

Shqipëria

Berisha: Kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare, Edi Rama fluturon me avion luksi me dhomë gjumi

Më: 30 prill 2023 Në ora: 23:36
Sali Berisha

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai mashtron dhe vjedh. Sipas tij, ai bën shpenzim luksi duke udhëtuar me avion me dhomë gjumi. Ndërsa për ministret, tha se porosisin biftek 1 mijë euro.

Ai mori shembullin e kancelarit të Austrisë, duke thënë se udhëton me linja tregtare, ndërsa kryeministri Edi Rama shpenzon 22 milionë euro.

Sipas ish-kryeministrit, parlamenti është bërë si paradë mode. Ndërkohë që njerëzit nuk kanë të hanë bukë, ministret dhe deputetet e PS -tha ai -janë të qëndisur me “swarovski”

“Që të dyfishosh rrogat duhet që të mos udhëtosh me avion  personal me dhomë gjumi, por me linjë tregtare, kancelari i Austrisë me vendim udhëton me linja tregtare. Kurse ky me avion me dhomë gjumi luksi, 22 mln euro. Për të dyfishuar rrogat duhet që ministret mos të porosisin biftek 1 mijë euro, as ky darka 10 mijë euro . E keni vënë re parlamentin, paradë mode. I qëndisni gjerat me swarovski, po ka të tjerë që s’kanë kafshatën. A flasin njëherë për qytetaret deputetet e Ramës? Ata flasin për Ramën, sepse ata vjedhin me të”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie në Vaun e Dejes.

“Pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste, që bazohen në ideologjitë njerëzore marksiste-leliniste dhe ne e përjetuam atë. Bazohen në diktaturat ushtarake, ku junta kolonelësh apo ushtarakësh marrin pushtetin dhe me ligje ushtarake ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët. Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipër” u shpreh me tej Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat