Berisha: Kemi gati koalicionin

Shqipëria

Berisha: Kemi gati koalicionin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:21
Sali Berisha

Sali Berisha, i mbetur pa logo e vulë PD-je, për herë të dytë u fut në strehën e Ilir Metës, nen presionin e pjesemarrjes ne zgjedhje me candidate, por edhe me rojtaret e tij te votes.

Synimet për numra në Këshillat Bashkiak ishte problemi që nuk po e zgjidhnin dot Meta me Berishën.

Të enjten e shkuar, kreu i partisë së lirisë, publikoi një listë të plotë me emra vetëm të PL-së, për këshillin bashkiak të Tiranës.

Ishte presion për Berishën apo sinjal se ai do të kërkojë shumicën e listës, kjo do të qartësohet shpejtë, ndërsa në datë 27 do të duhet të dorëzohet lista e plotë në KQZ.

Por në këtë pikë negociatat nuk kanë të lehta.I fundit që hyri në selinë blu këtë të mërkurë, për të konkuluduar për koalicionin, ishte Petrit Vasili, te cilit Ilir Meta ia la peshen e fjales se fundit.

Kështu Meta bëhet sërish shtëpia dhe varka e shpëtimit, si në 6 mars, për ti bërë kandidatët e Foltores, pjesë e garës së 14 majit.

Marreveshjet do të duhet te detajohen dhe ne vijim dhe ne kete pike Ilir Meta mund te mos tregohet kaq zemergjere, si per kandidatet per Kryebashkiak, duke kerkuar per vete listen me te gjate për këshillat.

Me të lehtë Berisha do e ketë me Dulen qe kerkesat i ka specifike per skajin jugor te vendit. Ndersa Nard Ndoka nuk paraqtet shume pretendenet dhe ato pak numra qe mund te kerkoje do te jene ne Shkoder e Lezhë.

Në përputhje me ligjin, por jo me logjiken politike. Doktor Berisha thotë se koalicioni do jetë i djathtë.

Por pervec Nard Ndokës, Dule apo Meta nuk jane të djathtë. Gjithsesi për doktorin me rendesi nuk kane emrat. Ato janë mjete. Rëndësi ka rezultati

Fitorja e tij gjithsesi do varet edhe Lulzim Basha. Ankimimi tij në KAS u pranua dhe nëse pranohet dhe kërkesa e tij për të mos u njohur ai krytar, por Alibeaj, situata për foltoren bëhet sërish e komplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat