​14 maji, publikohen karakteristikat e fletëve të votimit në Shqipëri

Shqipëria

​14 maji, publikohen karakteristikat e fletëve të votimit në Shqipëri

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 19:41
KQZ

Ndërsa ka filluar numërimi mbrapsht për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, paralelisht kanë dalë edhe detaje që lidhen, si me karakteristikat e fletëve të votimit, ashtu edhe me pajisjet që do të përdoren për numërimin elektronik në zgjedhje.

Në varësi të subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen brenda afatit ligjor, fletët e votimit edhe mund të ndryshohen. KQZ ende nuk ka marrë një vendim të prerë lidhur me këtë çështje, duke marrë shkas edhe nga beteja ligjore mes dy grupimeve brenda PD-së për përfaqësimin ligjor të këtij subjekti, si në aspektin e përfaqësimit ashtu edhe të financimit.

Kandidatët për kryetarë

Disa karakteristika të fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj, që publikohen nga rtsh.al, do të jenë lloji i letrës me thurje me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, me certifikatë origjine, me mikroprintime, elementë në printim që shikohet me rreze ultraviolet.

Dimensionet e fletës së votimit do të jenë gjerësia e fletës së votimit jo më e vogël se 210 mm; gjatësia e fletës së votimit jo më e vogël se 297 mm; orientimi i fletës së votimit me portret ku specifikimet e përgjithshme janë stema e Republikës, me ngjyra; logo KQZ, me ngjyra; ngjyra e fletës së votimit; barkodi (elementë të fshehur teknikë në formën e kodeve); numri serial 7 shifra; qarku 2 shifra; bashkia 2 shifra; zona e administrimit zgjedhor 2 shifra; numri i qendrës së votimit 6 shifra dhe elementin ndarës “/” ndërmjet katër shifrave të para dhe dy shifrave të fundit. Elementë teknikë të lexueshëm në fletën e votimit do të jenë Zona Zgjedhore; Qendra e votimit.

Këshillat bashkiakë

Disa karakteristika të fletës së votimit për kandidatët për këshillin e bashkisë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj do të jenë lloji i letrës me thurje (Ëatermark) me fibra karboni ultraviolet, shtresa, me certifikatë origjine, me mikroprintime, elementë në printim që shikohet me rreze ultraviolet.

Dimensionet e fletës së votimit ku gjerësia e fletës së votimit jo më e vogël se 210 mm; gjatësia e fletës së votimit jo më e vogël se 297 mm; orientimi i fletës së votimit si peizazh; specifikime të përgjithshme si stema e Republikës, me ngjyra; logo KQZ, me ngjyra; barkodi (elementë të fshehur teknikë në formën e kodeve): numri serial 7 shifra; qarku 2 shifra; bashkia 2 shifra; zona e administrimit zgjedhor 2 shifra; numri i qendrës së votimit 6 shifra dhe elementin ndarës “/” ndërmjet katër shifrave të para dhe dy shifrave të fundit. Elementë teknikë të lexueshëm në fletën e votimit Zona Zgjedhore Qendra e votimit.

Numërimi elektronik

Një tjetër çështje, si ‘thembra e Akilit”, është edhe numërimi elektronik që do të përdoret në këto zgjedhje, në zonat në të cilat KQZ ka projektuar se do të aplikohet numërimi elektronik.

Por, për të mbërritur deri në këtë fazë, do të duhet të përcaktohen edhe disa rregulla dhe procedura, në mënyrë që ky numërim të jetë transparent dhe i besueshëm.

Nisur nga kjo Komisioni Rregullator ka miratuar disa ndryshime në vendimin për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje.

Ndryshimet e miratuara përcaktojnë që pas mbylljes të procesit të votimit, për qëllim të pasqyrimit të rezultatit paraprak të çdo qendre votimi, PEVN, pasi printon procesverbalin e rezultatit të votimit, mundëson transmetimin e këtij rezultati me siguri maksimale dhe pa cënuar integritetin e informacionit drejt Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Votave dhe Rezultateve (SEMVR) në KQZ dhe jo anasjelltas.

Ky parashikim bëhet për qëllime të menaxhimit eficent dhe uljes së kohës së nxjerrjes së rezultatit. Me përfundimin e votimit në ditën e zgjedhjeve, PEVN të transmetojë rezultatin në një komunikim të mbyllur me sistemin qendror në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat