Sot dita më e ftohtë në Shqipëri/ Ja vendi ku termometri shënoi -21 gradë

Shqipëria

Sot dita më e ftohtë në Shqipëri/ Ja vendi ku termometri shënoi -21 gradë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Dimri dhe temperaturat e ulëta kanë filluar që nga ditët e para të shkurtit.

Sot është shënuar dita më e ftohtë në qarkun e Shkodrës për këtë sezon dimëror.

Temperaturat më të ulëta janë shënuar në Qafë Thore -21 gradë Celsius, në Vermosh -18 gradë Celsius dhe në Fierzë -9 gradë Celsius.

Autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve nga dëbora dhe bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit e të përdorin gomat e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat