Shqipėria

Ministria e Mbrojtjes: PS dezinformoi, ja e vėrteta me pronat

Bota Sot | 07.10.2012 19:27
Ministria e Mbrojtjes: PS dezinformoi, ja e vërteta me pronat

Nė pasditen e sotme, Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes, z. Edvin Kulluri dha njė deklaratė pėr shtyp nė pėrgjigje tė akuzave tė Partisė Socialiste.
Selia rozė akuzon Ministrin Arben Imami se prej 3 vitesh anashkalon Parlamentin pėr privatizimin e pronave tė Forcave tė Armatosura.

“Nė pėrgjigje tė serisė tė sė dielės tė fushatės dezinformuese tė Partisė Socialiste, Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se nuk shet dhe nuk e ka nė tagrin e saj ligjor shitjen e pronave qė ka nėn administrim. Shtabi i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, vlerėson se cilat prona duhet tė mbeten nė Planin e Pėrhapjes sė Forcave tė Armatosura, plan ky i miratuar nga Presidenti i Republikės me dekret. Ministri i Mbrojtjes as nuk vendos e as nuk heq prona nga Plani i Pėrhapjes.
Pronat qė nuk i nevojiten Forcave tė Armatosura nė plotėsimin e misionit tė vet kushtetues, i nėnshtrohen procedurave ligjore tė tjetėrsimit sipas disa prioriteteve ligjore”, sqaroi Kulluri.

Mė tej Sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes theksoi ky tjetėrsim kryhet:
sė pari, transferimin e tyre pranė pushtetit lokal ose institucioneve tė ndryshme tė pushtetit qendror me Vendime tė Kėshillit tė Ministrave, bazuar nė kėrkesat e tyre, prona kėto qė pėrdoren pėr shkolla, qendra sociale, e shėrbim shėndetėsor e nevoja tė tjera tė komunitetit. Numri i pronave tė transferuara nga viti 2003 deri nė 2012 ėshtė 71.

Sė dyti, njė pjesė e pronave tė tepėrta i kanė kaluar Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr kompensim fizik tė pronarėve kur mbi truallin e pronės nuk ka objekte ndėrtimore.
Ndėrkohė qė pjesa e mbetur, i kalohen Ministrisė sė Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės, e cila ėshtė pronare ligjore e pronave shtetėrore. METE ėshtė organ pėrgjegjės pėr drejtimin dhe mbikėqyrjen e procesit tė kalimit tė pronės shtetėrore nė pronė private. Ministria e Financave, nėpėrmjet Drejtorisė sė Administrimit dhe Shitjes sė Pronės Publike ėshtė organi pėrgjegjės pėr realizimin e procedurave tė shitjes sė pronės. Ministria e Financave ka raportuar se deri mė tani nė total janė shitur vetėm 23 prona qė kanė qenė nė administrim tė Ministrisė sė Mbrojtjes, nga tė cilat 70 pėrqind e tyre, janė pėrfituar nga ish pronarėt, me tė drejtėn e parablerjes. Duhet tė theksojmė se Ministria e Mbrojtjes nuk vendos ēmime pėr kėto prona, por me ligj kjo kompetencė ėshtė e Ministrisė sė Ekonomisė dhe ekspertėve tė licencuar e tė pavarura tė kontraktuar nga kjo ministri”.

MM akuzoi deputetėt e PS se nuk kanė njohuritė e duhura kur flasin pėr kėtė cėshtje.
“Padituria e njė deputeti pėr ligjin nuk e bėn procesin tė ndryshėm nga ē’ėshtė. Roli i Parlamentit nė kėtė proces ka qenė miratimi i ligjit Nr. 9967, datė 24.07.2008, “Pėr miratimin e Aktit Normativ Nr 4, datė 09.07.2008, pėr privatizimin dhe dhėnien nė pėrdorim shoqėrive tregtare dhe institucioneve shtetėrore tė ndėrmarrjeve dhe objekteve tė veēantė, mjeteve kryesore dhe mjeteve tė xhiros sė kėtyre ndėrmarrjeve””.

Po ashtu, MM u shpreh se pronat e Forcave tė Armatosura nuk janė nxjerrė jashtė pėrdorimit gjatė viteve tė fundit.
“Ky ėshtė njė proces qė ka ecur proporcionalisht me reformimin e Forcave tė Armatosura, pra zbritjen e numrit tė tyre nga 120 mijė efektivė nė vitin 1990, nė vetėm 11 mijė tė tillė nė vitin 2012. Pėr pasojė, qė nga vitit 1992 deri nė vitin 2012 janė nxjerrė jashtė Planit tė Pėrhapjes tė Forcave tė Armatosura, pra jashtė pėrdorimit, 1006 prona”.

MM tha se ‘nga kėto prona, qė nga viti 2009 deri mė sot janė nxjerrė jashtė pėrdorimit vetėm 68 tė tilla, qė janė kryesisht depo municionesh dhe materialesh tė tepėrta, tė reduktuara nga procesi i asgjėsimit tė municioneve dhe procesi i pastrimit tė ushtrisė nga kėto materiale’.

Kulluri bėri tė ditur gjithashtu se Ministri i Mbrojtjes ka ngritur njė bord tė posaēėm tė kryesuar nga zv. ministri, i cili ėshtė i ngarkuar me detyrėn e inventarizimit tė plotė tė pronave dhe regjistrimit tė tyre nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.
“Gjatė tre viteve tė fundit, ėshtė bėrė njė punė voluminoze pėr plotėsimin e tė gjitha dosjeve tė pronave. Prioritet kanė pronat qė janė dhe do tė mbeten brenda Planit tė Pėrhapjes sė Forcave tė Armatosura. Ministria e Mbrojtjes, nė kuadėr tė politikave tė transparencės, ka publikuar nė faqen e saj zyrtare tre vite mė parė, tė gjitha pronat qė janė jashtė pėrdorimit tė saj”.

Pėrsa i pėrket strehimit tė ish-ushtarakėve, MM theksoi se ata trajtohen si ēdo qytetar tjetėr i Republikės sė Shqipėrisė. Ministria e Mbrojtjes, nė bazė tė ligjeve tė vendit, nuk ka asnjė detyrim.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus