Kreu i ri i KQZ-së, Ligjet çojnë 2 emra në Parlament

Shqipëria

Kreu i ri i KQZ-së, Ligjet çojnë 2 emra në Parlament

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 14:14

Për herë të parë ka shumë gjasa që zgjedhjet në Shqipëri do ti besohen një gruaje. Kjo pasi komisioni i ligjeve vendosi të dërgojë për tu votuar në Parlament 2 kandidaturat Marsida Xhaferllari dhe Lefterie Lleshi.

Komisioni i ligjeve përzgjodhi dje katër kandidaturat finale për kreun e KQZ-së të cilët janë, Marsida Xhaferllari, Lefterie Lleshi, Endrit Reka dhe Haki Mustafa, ku për dy të fundit Partia Socialiste deklaroi se janë automatikisht të skualifikuar pasi nuk përmbushin kriteret ligjore për tu bërë pjesë e kësaj gare.

Në bazë të kodit elektoral opozita ka të drejtën e skualifikimit të dy kandidatëve dhe në kushtet kur janë katër më të votuarit automatikisht 2 të tjerët i drejtohen seancës për votim.

Ndërkohë kryetari i ri i KQZ-së gjatë votimit duhet të marrë të paktën 71 vota në Parlament për t`iu votëbesuar më pas administrimi i zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat