Shqipėria

Incidenti me flamurin shqiptar, Greqia kėrkon ndjesė

Bota Sot | 04.10.2012 10:47
Incidenti me flamurin shqiptar, Greqia kėrkon ndjesė

Greqia kėrkon ndjesė pėr incidentin me flamurin shqiptar, nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp tė ministrit tė Jashtėm shqiptar Edmond Panaritit dhe homologut tė tij grek, Avramopulos.

Zyra e shtypit e MPJ-sė bėn tė ditur se ministri grek Avramopulos i ka telefonuar ministrit Panariti, pėr t’i kėrkuar ndjesė pėr incidentin protokollar.

Mėsohet se Avramopulos shprehu keqardhjen lidhur me pakujdesinė pėr flamurin dhe siguroi ministrin Panariti se ngjarja nuk do tė errėsojė rezultatet e suksesshme tė vizitės sė tij nė Athinė.

Ministri grek Avramopulos i konfirmoi homologut shqiptar se ky nuk ėshtė vetėm qėndrimi i tij personal, por i gjithė opinionit publik grek.

Ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme, Edmond Panariti takoi dje nė mesditė nė Athinė, ministrin e Jashtėm grek, Dimitris Avramopulos. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me homologun grek ra nė sy vendosja e flamurit shqiptar kuqezi.

Nga krahu i ministrit grek Avramopulos, flamuri shqiptar ishte nė rregull, ndėrsa nė anėn e ministrit shqiptar shqiponja e zezė ishte vendosur me kokėposhtė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus