Tre vite nga tërmeti, banorët në Durrës enden para bashkisë për pallatet e dëmtuara

Shqipëria

Tre vite nga tërmeti, banorët në Durrës enden para bashkisë për pallatet e dëmtuara

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 13:36
Tre vite nga tërmeti, banorët në Durrës enden para bashkisë për pallatet e dëmtuara

Çdo ditë, banorë të dëmtuar nga tërmeti enden para bashkisë së Durrësit për t’u ankuar dhe marrë informacion mbi fatin e banesave të tyre.

Mjaft pallate janë ende në pritje të rikonstruksionit, ndërsa në të tjera ku është ndërhyrë banorët ankohen për cilësi të dobët të punimeve.

“Nuk ka ndriçim. Shkallët e prishura. Ashensorët të pakolauduar. Po dërgoja vajzën për në shkollë dhe ngela mes kateve. Më nxorri djali kur erdhi nga puna. Ai përdori ashensorin për mallrat që të shmangte marrjen e vinçit, ndaj u prish.”

“Skandaloze është që doli përfaqësuesi i bashkisë dhe firmës dhe thanë që pallati është dorëzuar. Ne flasim për ambientet e përbashkëta se brenda i kemi bërë vetë. Hyjmë në shtëpi në errësirë, ndërsa është bërë tender për t’i bërë nga firma të tëra.”

“Të vijë bashkia në pallat dhe ta mbikëqyre se gjithçka është e prishur.”

Ndërprerja e bonusit të qirasë prej disa muajsh është një tjetër ankesë qytetare, objektet e dëmtuara të të cilëve nuk janë riforcuar ende.

“Pallati ynë është në shkallën e dëmit DS4-DS5. Asnjë lloj informacioni s’na kanë dhënë. 3 muaj s’kemi marrë bonus. S’e dimë çdo të bëhet. Jemi as në qiell, as në tokë.  Asnjë gjë nuk kanë bërë. Nuk kemi hyrë. Është DS4.”

Ndërsa kanë kaluar thuajse 3 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, pasojat e tij vijojnë të jenë të dukshme dhe të pranishme në qytet dhe jetët e familjeve të dëmtuara prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat