Vdes e varur në litar një grua, burri fsheh shkakun e vërtetë – ja çfarë zbuloi policia

Shqipëria

Vdes e varur në litar një grua, burri fsheh shkakun e vërtetë – ja çfarë zbuloi policia

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Një grua në Tiranë ka vdekur në rrethana të dyshuara të një vetëvarjeje me litar, kurse burri ka fshehur faktin dhe ka njoftuar familjarët për vdekje natyrale, por është zbuluar dhe tani akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes.

Ngjarka ka ndodhur dje në Frutikulturë, Kamëz, Tiranë, ku në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Shahe Lika, 55 vjeçe.

Bashkëshorti i të ndjerës, shtetasi Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Shahe Lika ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Duket se kjo nuk është besuar nga familja e viktimës dhe ata kanë njoftuar autoritetet.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Shahe Lika, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara.

Hetimet janë bërë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Shahe Lika, ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Shefqet Lika nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por ka bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Shefqet Lika, 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat