Vrau të atin në Remas të Divjakës/ Lihet në burg 58-vjeçari, paraqitet në gjendje të rënduar në seancë

Shqipëria

Vrau të atin në Remas të Divjakës/ Lihet në burg 58-vjeçari, paraqitet në gjendje të rënduar në seancë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

58-vjeçari që vrau babanë në Remas të Divjakës është lënë në burg.

Autori i vrasjes se babait në fund të seancës ka thënë “Dua drejtësi”, ndërsa nuk ka pranuar krimin.

Ai është shprehur se me të atin ka konsumuar raki dhe nuk e ka lënduar. Megjithatë, gjendja shëndetësore e Andrea Stasës nuk është e mirë. Ai do të dërgohet për vlerësim të shëndetit mendor.

Në 6 korrik, 58-vjeçari dyshonte në gjendje të dehur, ka vrarë babin e tij Mitër Stasa 85 vjeç, të cilin pasi e dhunoi më parë me grushte, e mbyti në krevatin e shtëpisë ku jetonin ata të dy, bashkë më vëllanë tjetër të paralizuar i cili kishte pësuar aksident vite më parë.

I dyshuari kishte jetuar në Itali ku kishte qenë dhe në burg, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri prej dy muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat