Vrau nipin për hardhitë e rrushit dhe alarmin e makinës, xhaxhai dënohet me burg përjetë

Shqipëria

Vrau nipin për hardhitë e rrushit dhe alarmin e makinës, xhaxhai dënohet me burg përjetë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Është dënuar me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Halili, personi që ekzekutoi me armë zjarri nipin e tij, Julian Halilin, në zonën e Fushë-Krujës.

Ngjarja e rregjistruar në 14 Mars 2020 solli dhe vendimin për dënimin e Halilit, ku tre ditë më parë gjykata e Krujës, pas dy vite hetim gjyqësor, vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë me burgim të përjetshëm, autorin e krimit.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar gjatë leximit të pretencës dhe përfaqësuesi i prokurorisë së Krujës.

Sipas vendimit të gjykatës, vrasja e Julian alias Ramiz Halilit, ka ndodhur për shkaqe banale, pasi hardhitë e rrushit ishin zgjatur aq shumë dhe i pengonin kalimin në rrugën e shtëpisë.

Gjatë fazës së hetimit por edhe gjykimit, i pandehuri Shkëlqim Halili, ka pranuar autorësinë e krimit.

Vëllai i autorit të krimit dhe babai i viktmës, Hysen Halili, i ka treguar gjykatës së Krujës se herë pas herë janë konfliktuar me Shkëlqimin, për degët e rrushit, pasi ato ishin rritur shumë dhe i vështirësonin kalimin Shkëlqim Halilit, në banesën e tij.

Një tjetër argument pse ishte konfliktuar Shkëlqimi me nipin e tij ishte dhe fakti se atë e shqetësonte shumë alarmi i makinës që kishte në përdorim, Julian Halili. Si pasojë e këtyre përplasjeve verbale erdhi dhe ngjarja e rëndë, ajo e ekzekutimit me armë të Julian Halilit.

Xhaxhai vrasës pas ngjarjes u arratis i armatosur me pistoletë dhe kallashnikov, por liria zgjati rreth një orë, pasi u prangos nga policia që e rrethoi në një banesë të familjeve rome që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat