Salianji: Basha, humbësi që kërkon të përcaktojë pasardhësin

Shqipëria

Salianji: Basha, humbësi që kërkon të përcaktojë pasardhësin

Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:09
Salianji dhe Basha

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një tjetër komnet në rrjetet sociale ku bën akuza të vorta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Salianji thotë se humbësi i zgjedhjeve duhet të largohet dhe nuk mund të caktojë se kush do të jetë pasardhësi.

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes, por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund të imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!” – shkruan Salianji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat