Rama: Demokratët e Shkodrës me alternativa që s’janë për të ardhmen

Shqipëria

Rama: Demokratët e Shkodrës me alternativa që s’janë për të ardhmen

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:55
Edi Rama

Edhe Kryeministri Edi Rama, e ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër.

Në fjalën e tij, ai ka “sulmuar” Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duke thënë se demokratët e Shkodrës, do të zgjedhin mes dy alternativa që sipas Ramës nuk kanë shpresë për të ardhmen.

Edi Rama: Më 6 mars nuk ka një zgjedhje për të mbajtur Shqipërinë krenare pranë aleatit tonë më të madh strategjik SHBA apo për ta degdisur Shqipërinë në prehrin e një grupi politik në krye të të cilit qëndron dikush që nuk ka asnjë lidhje tjetër, me politikën sot përveçse një karshillëku të pakuptimtë dhe pa lidhje me jetën e qytetarëve.

Apo në prehrin e një grupi tjetër ku njeriu i cili është në krye di vetëm të humbasë.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat