Rimëkëmbja e ekonomisë/ Danaj: S’kemi një strategji afatgjatë për turizmin, agjencitë të kordinohen

Shqipëria

Rimëkëmbja e ekonomisë/ Danaj: S’kemi një strategji afatgjatë për turizmin, agjencitë të kordinohen

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Vjoldi Danaj, ka komentuar ringritjen ekonomisë së vendit tonë pas pandemisë, ku veçanërisht është ndalur te turizmi.

Danaj, shprehet se përsa i përket turizmit këtë vit do të jetë më i zhvilluar se një vit në parë, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur problemet që ndikojnë tek zhvillimi i turizmit.

Ai thotë se në vendin tonë nuk ka një strategji afatgjatë për zhvillimin e turizmit, teksa ka shtuar se agjencitë turistike duhet të kenë një kordinim.

“Ndryshe nga viti i kaluar, ky vit për Shqipërinë do të jetë shumë pozitiv për pjesën e turizmit, të paktën do të rikuperojë ato mundësi që kishim vitin e kaluar. Fundjavat janë të denduara me njerëz, njerëzit kanë nevojë të dalin dhe kjo nga ana ekonomike është shumë pozitive. Problem është se ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë strategji kombëtare afatgjatë për pjesën e turizmit. Ne gjithmonë jemi karakterizuar nga një turizëm joelitar.

Sot lind nevoja që të gjithë operatorët turistikë, duhet se s’bën të kenë një kordinim, në radhë të parë agjencia turistike me pjesën e strukturave për sa I përket pronotimeve. Agjensitë turistike duhet të përmirësojnë guidat dhe planifikimeve. Por duke mos pasur një strategji të qartë dhe politika të qarta orientuese nga ana e istitucioneve tona, turizmi nuk është elitar. Mendoj se Shqipëria I ka të gjitha kushtet që të shkojë drejt një turizmi elitar me të gjitha kushtet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat