Muhedini: Falenderoj PS për mundësinë, çamët mund të marrin 3 deputetë në Tiranë

Shqipëria

Muhedini: Falenderoj PS për mundësinë, çamët mund të marrin 3 deputetë në Tiranë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:35
Tahir Muhedini

I ftuar në Arena, kandidati në listat e PS-së Tahir Muhedini u shpreh se ka hyrë në politikë jo për biznes dhe se e falenderon PS-së për këtë mundësi.

Ndërsa kandidati në listat e PD-së, Artur Roshi u shpreh se votat e tij Partia Demokratike i merr në gjithë Shqipërinë.

Muhedini: Unë kam hyrë në politikë për kauza për gjakun e të parëve të mi. Të tjerët kanë hyrë për drejtori dhe jo kauzë. Nuk kam asnjë interes. Jam biznesmen dhe e braktisa biznesin kur hyra në politikë. Idrizi lufton për të qenë i sigurt në listë, unë nuk kam nevojë për siguri. Falenderoj PS për mundësinë. Idrizin kisha muaj që e prisja. Kauza ime është çështja Çame. Na mohohen të drejtat. Të njihet gjenocidi. Komuniteti çam ka mundësi të nxjerrë 3 deputetë në Tiranë.

Rroshi: Votat e mia Partia Demokratike i merr në gjithë Shqipërinë. Mund t’i bëjë 10 mijë vota edhe pse jam i 28-ti në listë. Problem mund të jetë numërimi brenda llojit pas zgjedhjeve. Numri 28 nuk vlen nëse nuk votohet PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat