Azgan Mernica vrasësi i policit Novruz Cenalia është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në policinë e Fierit.
Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë dërguar të riun në duart e drejtësisë duke iu frikësuar një hakmarrjeje të mundshme.
“Ora News” ka siguruar dhe pamjet e transportimit të Mërnicës në Komisariatin e Fierit ku po vijojnë procedurat e arrestimit të tij
Ndërkaq, sot u përcoll për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja” 28-vjeçari Novruz Cenalia.
Në hollin e Teatrit Bylis në Fier u vendos arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku u kryen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillej në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.