Gjykata e Apelit të Posaçëm tërhiqet për vendim për ngjarjen e shpërthimit në Lushnjë.
Avokatët thanë në seancë qe nuk ka vepër penale dhe duhet të hiqet masa e sigurimit ndalim dalje jashtë shtetit dhe të kthehen në detyrë.
Për deputetin Bujar Çela prokurori i çështjes tha se vazhdojnë hetimet, por nuk ka specifikuar as masën që mund të marrë, thanë burimet për Anila Hoxhën.
“Nuk kemi arritur ende në konkluzione për caktimin e një mase sigurie për deputetin”, u shpreh prokurori Sotir Kllapi.
Vendimi për këtë masë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi se do ta japë të enjten ora 14:00.
Kujtojmë se në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha.