Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku prej më shumë se tri orësh po merret në pyetje në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës pasi rezulton se ministria e saj ka pasur korrespondenca me kryebashkiakun Erion Veliaj sa i përket ngritjes së njësisë së zbatimit të projekteve.
Pikërisht për këto kontakte dhe shkëmbime me Veliajn, është duke u marrë në pyetje Balluku nga një oficer i BKH.
Marrja e saj në pyetje vjen disa javë pas pyetjes së Veliajt teksa prokuroria po finalizon hetimet për inceneratorin e Tiranës.