Nuk u përfshinë në skemën e rritjes së pagave në arsim, reagon Urdhri i Psikologut: Kemi 4 kërkesa për Ministrinë e Arsimit

Shqipëria

Nuk u përfshinë në skemën e rritjes së pagave në arsim, reagon Urdhri i Psikologut: Kemi 4 kërkesa për Ministrinë e Arsimit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:27
Ministria e Arsimit

Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë me anë të një letre drejtuar Ministres së Arsimit, Evis Kushi kanë paraqitur disa kërkesa lidhur me rritjen e pagave për mësuesit.

Ata deklarojnë se psikologët që punojnë në sistemin e arsimit janë lënë jashtë skemës për rritjen e pagave.

“Duke qenë se vazhdimisht na pyesin nëse kemi komunikuar ose jo për problemin e pagave të psikologëve shkollorë, më poshtë është vetëm shkresa e fundit e dërguar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku përcjellim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga ana e psikologëve shkollorë. Urdhri i Psikologut do të vijojë politikat mbështetëse ndaj anëtarëve të tij. Në asnjë moment, asnjë nga shqetësimet tuaja nuk anashkalohet, por ështe e pamundur të publikojmë çdo korrespondencë. Këto shqetësime I janë përcjellë edhe Kryeministrisë.” ka theksuar Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat