Shtatë të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen

Shqipëria

Shtatë të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

U arrestua E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.

P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Kastriotët”, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,“Vetëgjyqësia”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. LL., 45 vjeç, administrator i një firme në rrugën “Ndre Mjeda”, pasi ka vendosur me vetëgjyqësi 8 kamionë të tonazhit të rëndë duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe portat hyrëse në kompleksin e ndërtimit të firmës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 29 vjeç, pasi nëRrugën e Dibrës, ka fyer dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. K., 38 vjeç dhe T. K., 25 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S. B., 18 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat