Atentati ndaj prokurorit, nëna e Andi Malokut përplaset me policinë: Po vdes për 300 mijë lekë rrogë

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit, nëna e Andi Malokut përplaset me policinë: Po vdes për 300 mijë lekë rrogë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:49

Ky është momenti kur nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, mbërrin te spitali i Traumës.

30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

E ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.

Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer.

Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda përcjell tv oraneës.

Ndërkohë prokurori Ndoj dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat